A do të përfshihen kompanitë vendore në ndërtimin e akseve të autostradës së korridorit 8, si dhe aksin Prilep-Manasti, ishte një prej pyetjeve që Kryetari i Odës së ndërtimtarisë, Andrej Serafimovski, ia parashtroi ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski. Tha se do të kërkojnë që si kompani ndërtimi të përfshihen në planifikimin, projektimin dhe ndërtimin, ndërsa do të donin që edhe të marrin argumente më të forta dhe garanci se nuk do të lihen anash.
“Sipas cilave kushte dhe si do tu ndahen rrugët e korridoreve 8 dhe 10 kompanive të huaja dhe cili është roli i ndërtimtarëve vendas në këtë proces?”, tha Andrej Serafimovski – kryetar i Odës së Ndërtimtarisë.
Ministri thotë se kjo çështje së pari duhet të bisedohet në Qeveri
“Nga ana ime, theksoj, çdoherë jam për të plotësuar kërkesat e Odës që të kemi zhvillim më të fuqishëm të ekonomisë vendase”, u shpreh ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoja Boçvarski.
Problemi tjetër që e shqetëson Odën është Ligji i ri me të cilin e diela është shpallur ditë jo pune. Siç thotë Serafimovski, kjo do të thotë ndërprerje e procesit të ndërtimit dhe investimeve kapitale.
“Edhe me ligjin e tanishëm jemi shumë të kufizuar me orët, kemi shumë festa edhe gjatë vitit dhe kur do t’ia shtoni kësaj të dielën si ditë jo pune, do të kuptoni se ndërtimtarët nuk mund të mbajnë proces të vazhdueshëm të punës”, potencoi Serafimovski.
“Duhet të gjejmë baraspeshë të caktuar e cila do të paraqet siguri edhe për sektorin e ndërtimtarisë dhe për të drejtat e punëtorëve dhe nga ai aspekt ligji i cili u soll me propozim të MPPS është diskutuar në mënyrë serioze në periudhën që lamë pas dhe vlerësoj se është zgjidhje e mirë që të ngremë nivelin e të drejtave të punëtorëve”, shtoi Boçvarski.
Oda e ndërtimtarisë propozon masa anti-krizë duke pasur parasysh shtrenjtimin e repro-materialeve që ndikojnë edhe në çmimin e banesave, si dhe në vendimin për të rinovuar. Nga fillimi i pandemisë e deri në fund të këtij viti çeliku dhe gypat pritet të shtrenjtohen për 95%.
