Çdo i katërti i të rriturve dhe katër nga pesë adoleshentë nuk kanë aktivitet të mjaftueshëm fizik, bëri të ditur OBSH-ja.
Të gjithë personat e rritur duhet të bëjnë të paktën 150 minuta aktivitet të rëndë fizik në javë, gjë që është edhe më e rëndësishme për mirëqenien dhe shëndetin mendor gjatë koronavirusit, kumtoi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në udhëzimet e saj të para për këtë dekadë.
Është e rekomandueshme që fëmijët dhe adoleshentët çdo ditë të kenë mesatarisht një orë aktivitet fizik dhe ta kufizojnë kohën e tyre para ekraneve elektronike.
“Rritja e aktivitetit fizik jo vetëm që ndihmon në parandalimin dhe menaxhimin e sëmundjeve të zemrës, diabetit të tipit 2 dhe kancerit, por gjithashtu i zvogëlon simptomat e depresionit dhe ankthit, përfshirë sëmundjen e Alzheimerit dhe përmirëson kujtesën” tha Rudiger Kreç, drejtor i OBSH-së për përmirësimin e shëndetit.
Çdo i katërti i të rriturve dhe katër nga pesë adoleshentë nuk kanë aktivitet të mjaftueshëm fizik, që mund të përfshijë ecje, ngasje të biçikletës, kopshtari dhe pastrim, paralajmëron OBSH.
