OBSH: Të rinjtë të kufizojnë shkuarjen në ahengje, të mbajnë përgjegjësinë

TË FUNDIT

Të rinjtë duhet ta kufizojnë shkuarjen në ahengje/shoqërime që të ndihmojnë në luftën kundër rritjeve të reja të numrit të të infektuarve me Kovid-19, bënë të ditur përfaqësuesit zyrtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Të lodhur nga kufizimet e lëvizjes dhe me dëshirën që të përjetojnë verën, të rinjtë në hemisferën veriore kontribuuan për rritjen e numrit të të sëmurëve pasi grumbullohen në ahengje dhe pushime verore.

Në Gjenevë, ku ndodhet selia e agjencisë shëndetësore të KB-së, klubet e natës janë të mbyllura që nga java e kaluar, pasi u tregua se janë burim i gati gjysmës së rasteve.

“Të rinjtë duhet ta bartin përgjegjësinë dhe të pyesin se a e kanë patjetër që të shkojnë në ndonjë aheng”, deklaroi shefi i shërbimit të OBSH-së për raste urgjente, Majk Rajan, baba i tre fëmijëve.

Të dhënat e OBSH-së tregojnë se ka mundësi më të vogla te të rinjtë që të zhvillojnë sëmundje të rëndë në frymëmarrje nga prindërit dhe gjyshërit e tyre, por përqindja e të infektuarve të moshës mes 15 dhe 24 vjet u rrit trefish për pesë muaj.

Rajan gjithashtu tha  se të rinjtë nuk dëshirojnë të japin informacione për miqtë me të cilët janë shoqëruar.

“Kjo nuk është hijshme, por e nevojshme që të parandalohet virusi”, tha ai.

Gazetat zvicerane publikuan se në një klub nate në Cyrih, ku para pak kohësh ishin regjistruar të sëmurë, disa vizitorë iu kishin dhënë emra të rremë të pjesëmarrësve në aheng, si për shembull “Pajo Patori”.

Epidemiologu i OBSH-së, Maria Van Kerhove tha se të rinjtë duhet të jenë të kujdesshëm sepse madje edhe formë e lehtë e sëmundjes mund të ketë pasoja afatgjate