Rregullat e zakonshme afariste të cilat e mbrojnë fitimin e prodhuesve të vaksinave do të duhet t’i ndërprenë nëse ka nevojë, me qëllim që të gjithë njerëzit në botë të imunizohen kundër koronavirusit, deklaroi drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adanom Gebrejesus.
Para takimit kyç të Organizatës Botërore të Shëndetësisë javën e ardhshme në përvjetorin e pandemisë, ai theksoi se e mbështet dorëheqjen nga patentat që do t’iu mundësojë të gjitha vendeve të prodhojnë dhe shesin kopje të lira të vaksinave, të cilat janë zhvilluar në vend tjetër.
“Po kalojmë përgjatë një momenti specifik historik dhe duhet të përballemi me sfidën. Fleksibilitete në rregullativat tregtare ekzistojnë për situata të jashtëzakonshme, dhe pandemia globale e cila detyroi shumë kompani që të mbyllin dhe u shkaktuan aq shumë dëme kompanive – edhe të vogla edhe të mëdha – gjithsesi se u kualifikua. Ne duhet të jemi ushtarakisht të përgatitur dhe me rëndësi është që të kuptojmë çka është e nevojshme”, theksoi Gebrejesus.
Në takimin e OBSH-së do të diskutohet për propozimin për dorëheqjen nga të drejtat e pronësisë intelektuale – në këtë rast patenta për vaksina – të propozuara nga Afrika e Jugut dhe India, ndërsa tani i mbështetur nga 100 vende. Qeveritë-anëtare janë të ndara në këtë çështje, kryesisht me vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme si mbështetje, ndërsa vendet e pasura janë kundër kësaj.
Njëherësh, Tedros tha se prodhuesit do të vazhdojnë të marrin kompensim të caktuar.
“Heqja dorë nga patentat përkohësisht nuk do të nënkuptojë se novatorët do të jenë në humbje. Si dhe gjatë kohës së krizës me HIV ose në luftë, kompanive do t’iu paguhen shtesa për produktet e tyre”, tha ai.
Kompanitë farmaceutike dhe autoritet në SHBA, Britani të Madhe dhe Evropë fuqishëm kundërshtojnë dorëheqjen, me ose pa kompensim. Ata e mbështesin argumentin e Federatës Ndërkombëtare të Prodhuesve Farmaceutikë dhe Asociacioneve me seli në Zvicër, se ulja e të ardhurave të kompanisë është destimuluese për inovacionet.
