Medikamentet remdesivir, hidroksihlorokinë, lopinavir dhe interferon nuk kanë thuajse kurrfarë ndikimi mbi vdekjen e pacientëve gjatë mjekimit, publikoi “Fajnenshëll tajms”, duke iu referuar një studimi të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Siç është dhënë në studim, këto medikamente nuk e zvogëlojnë rrezikun e vdekjes nga Kovid-19 dhe nuk e zvogëlojnë numrin e pacientëve të cilëve u nevojitet trajtim intensiv.
Në studim janë përdorur të dhëna nga trajtimi i 11.266 pacientëve të hospitalizuar.
Katër prej regjimeve më të rëndësishme të trajtimit të Kovid-19 janë testuar në analizën klinike ndërkombëtare Solidariti (Solidaritet) të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Në mesin e tyre është trajtimi me Remdesivir, të cilin Ministria ruse e Shëndetësisë do ta kyç në praktikën klinike dhe rekomandimet për trajtimin e infeksionit.
Nga fillimi i pandemisë, janë konfirmuar thuajse 38,4 milionë raste të Kovid-19 në botë dhe mbi një milion raste të vdekjes, sipas OBSH-së.
