Siguria e vaksinës potenciale të koronavirusit është në vendin e parë, deklaroi sot shkencëtarja kryesore e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Sumja Svaminatan, pasi u ndërpre ekzaminimi klinik i vaksinës në Universitetin e Oksfordit dhe AstraZaneka për shkak të dyshimeve se tek një vullnetar kishte efekte anësore.
Svaminatan tha që të flasësh për shpejtësinë nuk do të thotë të bësh kompromise ose shkurtesa për atë që do të gjykohej në rrethana normale.
Ajo shtoi se procesi duhet të kalojë nëpër “rregullat e lojës”.
“Për ilaçet dhe vaksinat që u jepen njerëzve, duhet të provoni sigurinë e tyre”, theksoi Svaminatan.
Prova përfundimtare klinike e vaksinës së koronavirusit që po zhvillohej nga Universiteti i Oksfordit dhe AstraZaneka u ndërpre pasi një nga pjesëmarrësit në provë pati reagim të keq.
AstraZaneka përshkroi ndërprerjen e testit si pushim normal në rast të “sëmundjes së pashpjegueshme”, transmeton Bi-Bi-Si./MIA
