OBSH: Shqetësues informacioni se vaksinat ndoshta janë më pak efikase kundër mutacioneve të Covid-19

TË FUNDIT

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adanom Gebrejesus, sot deklaroi se paraqitja e varianteve të reja të Kovid-19 nga ngritur çështje nëse vaksinat ekzistuese do të jenë efikase dhe kundër tyre.

Ai tha se informacioni shqetësues është se vaksinat ekzistuese mund të jenë më pak efikase kundër mutacionit të zbuluar në Afrikën e Jugut.

Tedrosi shtoi se vendimi i Afrikës së Jugut ta ndërpresë fushatën për vaksinim me vaksinën AstraZeneka është përkujtim se duhet të bëjmë gjithçka që ta ulim qarkullimin e virusit me masa të dëshmuara për shëndet publik.

Ai u bëri thirrje prodhuesve të jenë të gatshëm që shpejt t’i përshtatin vaksinat e tyre që të jenë efikase.