OBSH pret që shtetet t’i harmonizojnë përpjekjet për miratim të vaksinës kundër Kovid-19

TË FUNDIT

Organizata botërore e shëndetësisë (OBSH) kumtoi se pret që shërbimet kompetente, të cilat punojnë në vende të caktuara, ta harmonizojnë punën lidhur me vaksinat potenciale kundër koronavirusit, me qëllim që sa më shpejtë t’i qasen lejes për prodhimin dhe përdorimin e tyre.

Përfaqësuesja e OBSH-së, Sumja Svaminatan theksoi se testimi i vaksinës, që zakonisht zgjatë disa vite, në kushte të pandemisë do të shkurtohet në gjashtë muaj, por nën kushtin që institucionet kompetente të konfirmojnë se të dhënat e disponueshme janë mjaft bindëse për dhënien e miratimit për përdorim.

Ajo theksoi se më me rëndësi është siguria, duke sqaruar se shpejtësia e dhënies së miratimit për përdorim të vaksinës nuk guxon dhe nuk do të jetë në dëm të sigurisë dhe efikasitetit të saj.