Më shumë se 4,5 milionë raste të reja të infeksionit me koronavirus janë raportuar në të gjithë botën brenda një jave, sipas të dhënave epidemiologjike të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Incidenca u rrit për 11 për qind krahasuar me javën e kaluar.
Më shumë se 76.000 njerëz kanë vdekur në shtatë ditët e fundit, që paraqet një rritje prej shtatë për qind të vdekshmërisë.
Nga 11 prilli, gjithsej 135.057.587 njerëz janë infektuar me koronavirus, ndërsa 2.919.932 janë rastet e vdekjes.
Rritja e rasteve të reja në Azinë Juglindore (për 63 për qind) dhe Mesdheun Lindor (për 22 për qind) është veçanërisht e fortë këtë javë. Në të njëjtën kohë, në Afrikë incidenca është ulur për 14 për qind, ndërsa në Evropë – për katër për qind.
Vdekshmëria është rritur në Paqësorin Perëndimor (për 189 për qind), Azinë Juglindore (47 për qind), Mesdheun Lindor (19 për qind) dhe Evropë (7 për qind). Rënie u regjistrua në Afrikë (për pesë përqind), Amerikën Veriore dhe Jugore (për dy për qind).
Në Evropë, më shumë se 1,6 milionë njerëz janë infektuar, ndërsa më shumë se 26.000 kanë vdekur për shtatë ditë. Më shumë se 1,4 milionë infeksione të reja dhe më shumë se 36.000 vdekje janë raportuar në Amerikën Veriore dhe Jugore. Në Azinë Juglindore, autoritetet shëndetësore kanë identifikuar më shumë se 965.000 të infektuar dhe më shumë se 6.000 vdekje.
Në Indi, rastet janë rritur për më shumë se 873.000 për një javë. Ka më shumë se 468.000 raste të reja në SHBA, mbi 463.000 në Brazil, më shumë se 353.000 në Turqi, mbi 265.000 në Francë, më shumë se 136.000 në Poloni, Iran – mbi 128.000, në Argjentinë – mbi 124.000, në Gjermani – më shumë se 112.000, në Ukrainë – mbi 107.000, në Itali – mbi 103.000, në Kolumbi – më shumë se 76.000, në Rusi – mbi 60.000 dhe Peru – mbi 60.000.
