OBSH: Numri i të sapoinfektuarve nga Kovid-19 në botë tejkaloi 36 milionë

TË FUNDIT

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me virusin korona në botë tejkaloi 36 milionë persona, pasi gjatë 24 orëve të kaluara janë konfirmuar 338.779 raste të reja, njoftoi Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Numri i rasteve të vdekjes si pasojë e Kovid-19 është rritur për 5.514 dhe arriti gati 1,05 milionë persona.

Sipas të dhënave të fundit të OBSH-së, numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga Kovid-19 në botë është 36.002.827, ndërsa të vdekur janë 1.049.810 pacientë.

Më rëndë të goditur nga pandemia e virusit korona janë Amerika Jugore dhe Veriore, ku gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar 112.715 persona dhe kanë ndërruar jetë 2.785 persona.

Në vendin e dytë gjendet Evropa, ku me Kovid-19 gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar 96.996 persona, ndërsa kanë ndërruar jetë 944 persona.

Pastaj vijon Azia me 89.674 raste të reja të virusit korona, si pasojë e të cilave kanë ndërruar jetë edhe 1.158 pacientë.

Numri më i madh i rasteve me Kovid-19 që nga fillimi i pandemisë janë konfirmuar në SHBA (7.419.230),Indi (6.835.655), Brazil (4.969.141), Rusi (1.26.112), Kolumbi (869.808), Spanjë (835.901), Peru (832.468), Argjentinë (824.468), Meksikë (769.558) dhe Afrikë e Jugut (683.242) ), njoftoi OBSH.