OBSH: Numër rekord i të infektuarve të rinj në botë për një javë

TË FUNDIT

Numri i rasteve të reja të koronavirusit në botë javën e kaluar u rrit për më shumë se 3.6 milionë, që është numri më i lartë për një javë që nga fillimi i pandemisë, kumtoi Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Numri i vdekjeve në atë periudhë u rrit për 54.000, që është për 9.000 më shumë se në javën e kaluar, transmeton agjencia TASS.

Në kumtesë theksohet se javën e kaluar numri i të infektuarve të rinj në botë ishte më i lartë për tetë për qind krahasuar me javën e kaluar.

Më shumë se gjysma, 54 për qind e rasteve të reja u raportuan në Evropë, si dhe 47 për qind e vdekjeve.

Numri rekord i mëparshëm i njerëzve të sapoinfektuar në botë në baza javore u shënua të dielën nga 26 tetori deri më 1 nëntor, kur ishin të infektuar 3.3 milionë njerëz.

Sipas OBSH-së, që nga 8 nëntori, rreth 49.7 milionë njerëz u infektuan në të gjithë botën, ndërsa 1.2 milionë vdiqën.