Organizata Botërore e Shëndetësisë, paralajmëron se “në mënyrë shtesë është përshpejtuar” përhapja e pandemisë në Evropë, ku javën e kaluar janë paraqitur pothuajse gjysma e rasteve me Kovid-19 në botë.
Në raportin javor të publikuar mbrëmë, OBSH-ja thekson se javën e kaluar në Evropë është shënuar rritje prej 46 për qind në krahasim me javën paraprake të rasteve të vdekjes nga koronavirusi i ri.
Rritje të numrit të të vdekurve nga pasojat e Covid-19 është shënuar edhe në Amerikën Veriore dhe Jugore, por për dy për qind.
Numër më të madh të të infektuarve në Evropë janë regjistruar në Francë, në Itali dhe në Britani të Madhe, ndërsa në Andorrë, në Çeki dhe në Belgjikë është konfirmuar shkallë më e lartë e infektimit./MIA
