OBSH: Në 46 vende të pasura të botës deri më tani janë shpërndarë 28 milionë vaksina

TË FUNDIT

Që nga fillimi i shpërndarjes së vaksinave përgjatë botës për 36 ditë deri më tani janë dorëzuar rreth 28 milionë doza të vaksinave për virus korona në 46, kryesisht vende të pasura të botës, deklaroi përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Majk Rajan.

Edhe krahas faktit se në botë filloi vaksinimi kundër Kovid-19, Rajan shprehu shqetësim për përhapjen e shpejtë të llojit të ri, më infektues të virusit korona në disa vende.

Mediat botërore e transmetuan ankesën e tyre se vaksinimi më së shumti po bëhet në vendet më të pasura.

“Mendoj se deri më tani kemi vaksinuar njerëz me 28 milionë doza. Janë shfrytëzuar pesë vaksina dhe platforma të ndryshme. Për momentin, vaksinimi po bëhet në rreth 46 vende të botës, prej të cilëve 38 janë të pasura, ndërsa vetëm një mund të quhet shumë e varfër”, tha Rajan.

Sipas tij, ekzistojnë vende të cilat e dëshirojnë vaksinën dhe ajo me të vërtetë iu nevojitet, dhe ato nuk do ta marrin nëse OBSH nuk bën shpërndarje më të mirë.

“Të gjithë duhet të punojmë më shumë”, tha Rajan.

Ai, gjithashtu, theksoi se bota hyri në vitin e dytë të pandemisë, që mund të jetë më serioze kur do të shihet se sa shpejtë përhapet.

OBSH, në raportin e saj të fundit, thekson se javën e kaluar janë denoncuar rreth pesë milionë raste të reja të virusit korona.