Më shumë se katër milion njerëz përreth botës janë infektuar me Kovid-19 javën e kaluar, ndërsa më shumë se 64.000 vdiqën, kumtoi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
“Numri i rasteve të reja të infektimit është rritur për më shumë se një muaj. Javën e kaluar janë zbuluar më shumë se katër milion”, thuhet në buletinin javor të OBSH-së.
Është theksuar se “ka raporte për më shumë se 64 mijë raste të vdekjes”.
Sipas të dhënave të buletinit, rritja e numrit të të infektuarve arrin 3 për qind, ndërsa numri i rasteve të vdekjes është zvogëluar për 8 për qind.
Shkalla e infektimit është rritur veçanërisht gjatë javës në Mesdheun lindor (për 37 për qind) dhe Paqësorin Perëndimor (për 33 për qind). Në të njëjtën kohë, rënie është regjistruar në Evropë (për 9 për qind) dhe në Amerikën Veriore dhe Jugore (për 3 për qind).
Në Evropë, më shumë se një milion njerëz u infektuan me virusin gjatë kësaj jave, ndërsa më shumë se 8.000 vdiqën./MIA
