OBSH: Evropa mund të shmang karantinën nëse të gjithë mbajnë maska

TË FUNDIT

Masat e reja të cilat përfshijnë “mbyllje” në Evropë mund të shmangen, ndërsa njëra prej mënyrave të mundshme që të arrihet kjo është pothuajse të gjithë qytetarët të mbajnë maska, deklaroi drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropë, Hans Kluge.

Në konferencë për shtyp, Kluge tha se qëndron prapa pohimit se mund të shmangë vendosjen e “lokdaun” dhe se kjo është masa përfundimtzare.

Nëse 95 për qind e qytetarëve mbajnë maska, atëherë “mbyllja” nuk do të ishte e nevojshme, theksoi Kluge.

Drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën tha që shkollat ​​fillore duhet të qëndrojnë të hapura, duke shtuar se fëmijët dhe adoleshentët nuk janë nxitës të përhapjes së koronavirusit dhe se mbyllja e shkollave nuk ishte efektive.