OBSH e shpalli linë e majmunëve situatë të jashtëzakonshme globale

TË FUNDIT

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e shpalli epideminë e lisë së majmunëve situatë shëndetësore të jashtëzakonshme globale.

Ky qëndrim është ndërtuar në fund të mbledhjes së dytë të Komitetit për Raste Urgjente të Viruseve të OBSH-së.

“Deri më tani në 75 vende të botës janë regjistruar më shumë se 16.000 raste të lisë së majmunëve”, njoftoi drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, dr. Tedros Adanom Gebrejesus.

Për momentin në botë ka vetëm edhe dy situata të këtilla shëndetësore urgjente – pandemia e koronavirusit dhe përpjekjet e vazhdueshme për çrrënjosjen e poliomielitit.