Organizata botërore e shëndetësisë sot paralajmëroi se Kovid-19, sëmundje e cila është shkaktuar nga koronavirusi, me shpejtësi brengosëse po përhapet në disa pjesë të hemisferës veriore, në disa muaj nga fillimi i sezonit të gripit dimëror.
“Në disa vende filluam të vërejmë trende brengosëse”, deklaroi Maria Van Kerhov, drejtoreshë teknike e OBSH-së për Kovid-19, gjatë emetimit në rrjetet sociale.
Ajo shtoi se vërehet rritje të numrit të pacientëve në repartet për kujdes intensiv në spitale, posaçërisht në Spanjë, Francë, Mal të Zi, Ukrainë dhe në disa pjesë të SHBA-së.
“Kjo është brengosëse pasi sezoni i gripit ende nuk ka filluar”, shtoi Van Kerhov.