OBSH: Çdo ditë në dy javët e fundit në botë ka nga 100.000 raste të reja me koronavirus

TË FUNDIT

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adanom Grebrejsus, deklaroi se në dy javët e fundit çdo ditë në botë regjistrohen nga më shumë se 100.000 raste të konfirmiara të koronavirusit, kryesisht në SHBA dhe në Azinë Jugore.

Vendeve që e kanë parandaluar virusin, ai u porositi se duhet të jenë të gatshëm në mundësinë për paraqitjen e sërishme të rritjes së numrit të rasteve.

Tedros, gjithashtu, theksoi për serinë e re të rasteve në Pekin, që më shumë se 50 ditë ishte pa asnjë rast të Kovid-19 dhe tha se po analizohet prejardhja e serisë së re të rasteve, transmetojnë mediumet amerikane.

Majkëll Rajan, shef i OBSH-së për situata të jashtëzakonshme deklaroi se agjencia shëndetësore e KB-së u ka ofruar ndihmë shtesë autoriteteve kineze dhe se OBSH-ja mund ta përforcojë ekipin e saj në Kinë në ditët në vijim.

Teodros theksoi se ishin të nevojshme dy muaj që të arrihen 100.000 rastet e para të paraqitura, ndërsa tani kjo është normë ditore. Pothuajse tre të katërtat e rasteve të reja çdo ditë vijnë nga 10 vende, kryesisht nga Azia Lindore dhe Amerika, ka thënë ai./MIA

error: Content is protected !!