OBS: Olimpiada Dimërore e Pekinit, rekord shikueshmërie

TË FUNDIT

Njerëz duke shikuar transmetimin e drejtpërdrejtë të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit 2022 në një ekran 8K të instaluar jashtë një qendre tregtare në distriktin Haidian të kryeqytetit kinez Pekin, 10 shkurt 2022. /CFP

Një numër rekord shikuesish po ndjekin Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit 2022, tha të enjten Yiannis Exarchos, zyrtari kryeekzekutiv i Shërbimeve të Transmetimit Olimpik (OBS).

Numri i ndjekësve të këtyre Lojërave në uebsajtin zyrtar ”olympics.com” deri më tani i kaluar 45 milionët, më shumë se i gjithë edicioni i 2018-ës në Pyeongchang.

“Pekin 2022” janë tashmë Lojërat Olimpike Dimërore më të shikuara në Kinë, raportoi “China Daily”.

Exarchos vuri në dukje se Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit kanë pasur një numër të madh shikuesish edhe në vende të tjera, përfshirë Japoninë, ShBA-në, Kanadanë dhe Korenë e Jugut. Kjo veprimtari ka tërhequr dy miliardë shikime në platformat e mediave sociale deri të enjten, shtoi ai.

Lojërat Olimpike Dimërore zakonisht nuk janë aq të ndjekura sa Lojërat Olimpike Verore, por Exarchos-i shprehu kënaqësinë për atë që ka arritur deri më tani Olimpiada e Pekinit.