Objektet hotelierike do të hapen gjatë fillimit të javës së ardhshme, deklaroi Filipçe

TË FUNDIT

Objektet hotelierike do të hapen gjatë fillimit të javës së ardhshme, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Ai sqaroi se ata do të hapen të martën nëse Komisioni për Sëmundje Ngjitëse sjell vendim ditën e premte.

“Nëse nuk sillet vendim të premten, hapja e objekteve hotelierike me siguri do të jetë gjatë ditëve të para të javës”, tha Filipçe.

Rikthimi i objekteve hotelerike po diskutohet tashmë e një kohë të gjatë, ndërkaq kafenetë dhe restorantet kanë filluar përgatitjet.