Nxënësit protestojnë, kërkojnë model të kombinuar të mësimit, e jo online

TË FUNDIT

Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme protestojnë që viti shkollor më 1 tetor të fillojë menjëherë me model të kombinuar të mësimit, e jo onlajn, në komunat ku nuk ka shumë të infektuar me korona virus.

Protesta nisi para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për te vazhduar drejtë Qeverisë.

Në protestë krahas nxënësve të shkollave të mesme nga degët e Unionit në vend, u bashkëngjiten edhe mësimdhënësit dhe prindërit, kurse mbështetje kanë, edhe nga Ambasada e parë për fëmijë “Megjashi”.

🔴 ВО ЖИВО: Средношколците на протест

🔴 ВО ЖИВО: Средношколците на протест

Gepostet von TV21 am Montag, 31. August 2020