Albioni dhe Amra mësojnë në klasë me hapësirë prej 5 metrave katrorë. Ata mezi lëvizin pasi që janë me karrocë dhe me mjete ndihmëse për të lëvizur.
Mësuesja Xhejlan Dreshaj menzi po ligjeron në këtë klasë të vogël. Por shpreson se vitin e ri shkollor në shtaror do ta fillojnë në hapësira më të mëdha.
“E kam shumë vështirë nuk kam ku të sillem”, tha mësuesja Xhejlan.
Në këtë paralele nxënësit janë regjistruar në Shkollën e Veçantë Fillore “Zllaten Sremec”, kurse janë pjesë e një paraleleje të disperzuar pranë Shkollës Fillore “Naim Frashëri”, gjegjësisht vetëm i shfrytëzojnë hapësirat e kësaj shkolle.
Drejtori i shkollës fillore “Naim Frashëri” Idriz Shabani thotë se kanë dërguar kërkesë për zgjerimin e kapaciteteve të shkollës, por se presin përgjigjë nga ministria e Arsimit.
TV21 raportoi për këtë klasa para tre muajve. Ndërsa atëherë ministria e Arsimit premtoi se në muajin mars do të bëj thirrje për zgjerim të kapacitetit të shkollave. Por tash nga ky dikaster thonë:
“Ministria e Arsimit dhe shkencës do ta ketë parasysh këtë kërkesë kur të hapet procedure për furnizim publik për përpunimin e dokumentacionit projektor për realizimin e kërkesës për investime të cilat janë dorëzuar nga shkollat gjatë këtij viti dhe të që i përmbushin kushtet që të realizohen me mjetet e MASH-it”, thonë nga MASH.
Me këtë përgjigje të ministrisë nuk dihet se si nxënësit e kësaj paralele do ta nisin procesin arsimor në shtator. Mësuesja Xhejlan së bashku me nxënësit e saj shpresojnë se do t’i zhvendosin në hapësirë më të madhe ku do të ketë kushte për zhvillim të procesit mësimor.
