Ogneni nga një tetori do të shkojë në klasë të parë. Meqë ai është me autizëm gjatë të mësuarit, do t’i duhet ndihma e një asistenti arsimor. Edhe pse Ligji për Arsim Fillor ia jep këtë të drejtë, ka gjasa që Ogneni të ngecë në mësime, për shkak të mungesës së asistentëve. Nëna e tij e cila e vetme kujdeset për 8 vjeçarin thotë se shteti aspak nuk kujdeset për fëmijët me nevoja të veçanta.
-Ndoshta fëmija im këtë vit do të fitojë asistent, por ndoshta dhjetë fëmijë do të mbeten pa asistentë. Përse Ministria e Arsimit nuk ka program të punës për fëmijët autik. As program online as për në shkolla. Nuk kanë të gjithë prindët financa të japin për asistentë personal për fëmijët. defektologu e logopoedi gjithçka shkon privat. Unë si nënë vetushqyese, me dy fëmijë, njëri me sindrom autik, a më pyet dikush se a mundem që t’i mbuloj nevojat e tij me 7 mijë denarë që mi jep shteti,- tha Elena Pavllevska, prind.
Në Komunën e Gjorçe Petrovit ku jeton vogëlushi Ognen, 20 prindër kanë dorëzuar kërkesë për asistentë arsimorë, mirëpo janë paraqitur vetëm 7 asistentë. Sipas defektologes Zafirovska, e cila është e angazhuar si asistente, thotë se kjo ndodh ngaqë asistentët arsimorë paguhen vetëm 7500 denarë.
-Ka deficit shumë të madh, enorm, tani do t’ua them se përse nuk paraqiten. Sepse edhe pse është sjellë ligji për asistentë arsimorë ne jemi të regjistruar si të papunë, nuk kemi stazh, nuk kemi sigurim shëndetësor. Nëse sëmuremi dhe nuk shkojmë në mësim, na shkurtojnë nga honorari, që edhe ashtu është shumë modeste. Le të urdhërojë ministrja Carovska të jetojë me 7500 den, le të punon me orar të shkurtuar ta shohim se a do t’i mjaftojnë 7500 den,- deklaroi Cvetana Zafirovska, defektologe.
Ministrja e Arsimit Milla Carovska thotë se mund të sigurojë 422 asistentë, sa edhe është nevoja sipas saj, mirëpo nuk ka interesim.
Janë dorëzuar 422 kërkesa për asistentë arsimorë, ne deri tani kemi siguruar 315, mirëpo po bëhen kombinime, nëse orët janë të shkurtuara një asistent të punojë me dy fëmijë. Ne kemi mundësi që të sigurojmë edhe 422 asistentë por nuk ka asistentë të paraqitur mjaftueshëm. Për vitin e ardhshëm, në pajtueshmëri me Ligjin për Arsim fillor, do të doja të kemi një sistem nacional, për të siguruar asistentë arsimor, për arsimin inkluziv, sepse vetëm ajo është e qëndrueshme,-pohoi Milla Carovska, ministre e Arsmit dhe Shkencës.
Përndryshe asistentët arsimorë u ndihmojnë nxënësve me nevoja të veçanta përgjatë procesit mësimor. Nëse mësimi zhvillohet nga distanca, asistentët do të shkojnë nëpër shtëpia të fëmijëve dhe tu ndihmojnë me orët online. Përndryshe komunat sigurojnë 20% të mjeteve që marrin asistentët, të tjerat përmes programit të UNDP-së.
