Nxënësit festojnë 28 Nëntorin! Kujtojnë rrugëtimin e popullit drejt lirisë së pavarësisë

TË FUNDIT

Me këngë dhe valle, të me veshje kombëtare, nxënësit e shkollës fillore “Ismail Qemali” e festuan 28 Nëntorin.

Korridori i shkollës ishte i mbushur edhe me prindër të cilët e ndoqën atë që kishin përgatitur fëmijët e tyre.
Këngët atdhedashëse krijuan atmosferë emocionuese, duke risjellë në kujtesë rrugëtimin e popullit drejt lirisë së pavarësisë.

Kryetari i komunës së Çairit Izet Mexhiti, uroi 28 Nëntorin, duke thënë se kjo ditë na kujton se liria që kemi sot është fryt i sakrificës të shumë brezave, dhe se detyra jonë është ta ruajmë me përkushtim.

“Sot jemi mbledhur për të shënuar këtë ditë për kombin tonë, 28 Nëntori, ditën kur u shpall pavarësia e Shqipërisë, dhe kur flamuri jonë u ngrit si simbol i integritetit sakrificës dhe vullnetit të pathyeshëm për lirinë”, tha Mexhiti.

Edhe në shkollat e tjera në mbarë vendin janë organizuar shënime të tilla për ditën e flamurit dhe pavarësisë së Shqipërisë.