Nxënësit e Vizbegut mbetën pa transport për në shkollë, Buteli dhe Çairi nuk mbulojnë harxhimet!

TË FUNDIT

Nxënësit e Vizbegut mbetën pa transport për në shkollë, Buteli dhe Çairi nuk mbulojnë harxhimet! MASH nesër do kërkojë zgjidhje

Me që autobusi nuk erdhi, u nisën në këmbë për të shkuar në shkollë.

E për të ariut deri atje, duhet të ecin rreth 4 kilometra.  

Nga sot nuk ka transport për nxënësit e Vizbegut të cilët mësojnë në shkollat e Çairit dhe Butelit.

Ku jeton?

– Vizbeg.

-Vetëm ne të Vibegut shkojmë në shkolla të tjera.

Me çfarë shkoni?

-Në këmbë jemi nisur prej në Vizbeg.

A e keni larg?

-Shumë.

Me çfarë udhëtoni për në shkollë?

-Në këmbë sepse autobusët nuk vijnë.

Në cilën shkollë mëson?

-Në shkollën “Ismail Qemali”.

Sa kohë ju vjen për të ecur?

-15 ose 20 minuta.

Më herët a keni pasur autobusë të rregullt?

-Jo të rregullt nuk ka pasur, por kanë ardhur ndonjëherë.

Ndërprerjen e transportit të këtyre nxënësve e paralajmëroi para disa ditëve vet Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, sipas së cilit komuna më nuk është në gjendje të sigurojë mbulimin financiar të transportit të këtyre nxënësve për shkak krizës aktuale ekonomike. Ai madje tha se kërkuar rritje të bllok dotacioneve nga institucionet përkatëse, por përgjigje nuk ka marrë.

Pyetëm në ministrinë e Arsimit dhe Shkencës se a do të gjejnë zgjidhje për këta nxënës, nga atje me përgjigje:

Gjatë ditës së nesërme, do të kemi takime me 2 komunat, Çair dhe Butel, lidhur me çështjen në fjalë dhe do të shohim zgjidhje të mundshme”, thonë nga MASH.

Ndryshe në lagjen Vizbeg është duke u ndërtuar objekti i shkollës fillore, por ende nuk është gati. E derisa ajo do të ndërtohet nxënësit e kësaj lagje do të përballen me problemin e transportit.