Numri i të infektuarve me koronavirus në botë sot tejkaloi 40 milionë njerëz. Evidenca është bazuar në të dhënat e publikuara nga disa vende, por ekspertët konsiderojnë se shkalla e vdekshmërisë dhe infektimit është larg më i madh se numri zyrtar për shkak të testimit të pamjaftueshëm.
Numër rekord ditor të të infektuarve ka pasur nga fundi i javës së kaluar kur ai numër u rrit mbi 400.000 për herë të parë në botë.
Javën e kaluar çdo ditë mesatarisht janë infektuar rreth 347.000, ndërsa javën e parë të tetorit 292.000.
SHBA-ja, India dhe Brazili mbesin tre vendet të cilat janë më të prekura nga Kovid-19.
Amerika Veriore, më pas ajo Qendrore dhe Jugore së bashku përbëjnë rreth 47,27 për qind nga të gjithë njerëzit e infektuar në botë, që është pothuajse gjysmë,
Në SHBA 247 janë infektuar në 100.000 persona, ndërsa në Indi dhe në Brazil 248 në 10.000 njerëz.
Evropa për momentin e përbën 17 për qind nga të gjithë njerëzit e infektuar në botë dhe pothuajse 22 për qind të të gjithë viktimave të Kovid-19.
Më shumë se 150.000 njerëz janë infektuar në Evropë çdo ditë. Shumë vende, duke e përfshirë edhe Italinë, Holandën, Gjermaninë, Austrinë, Poloninë, Ukrainën, Qipron dhe Çekinë shpallën numra rekord ditor të të infektuarve.
Vendet evropiane sërish i përforcojnë masat, vendosin mbyllje të pjesërishme, ndërsa Franca vendos orë policore.
Në Indi, numri i të infektuarve të shtunën ishte 7,43 milionë njerëz, ndërsa numri i të infektuarve aktivë ka rënë nën 800.000, për herë të parë pas një muaj e gjysmë.
Irani është vendi më rëndë i prekur nga pandemia në Lindje të Afërt dhe i ka përhapur kufizimet dhe mbylljet në Teheran tani më për të tretën javë me radhë. Numri i të vdekurve nga Kovid-19 në Iran është më shumë se 30.000.
Nga fillimi i pandemisë, 1,1 milionë njerëz e kanë humbur jetën si pasojë e kësaj sëmundje, ndërsa vdekshmëria e përgjithshme është rreth 2,8 për qind. fb/
