Numri i të infektuarve me koronavirusin në botë tejkaloi 31 milion

TË FUNDIT

Numri i të infektuarve me koronavirusin në botë, sipas ueb faqes  Uorldometer (Worldometer), tejkaloi 31 milion.

SHBA  është më e goditur nga pandemia, ku ka pothuajse  shtatë milion të infektuar, ndërsa më shumë se 200.000 kanë vdekur.

Në vend të dytë është India, ku janë sëmurë 5,4 milion njerëz, ndërsa numri i të infektuarve çdo ditë rritet  pothuajse për 100.000.

Në Brazil, i cili është në vendin e tretë sipas numrit të të infektuarve,  janë sëmurë më shumë se 4,5 milion njerëz, ndërsa në Rusi më shumë se një milion.

Në Evropë,  koronavirusi është konfirmuar te më shumë se 4,4 milion njerëz, ndërsa pas Rusisë, vijojnë Spanja – 659.334, pas Francës me 442.194 të infektuar.

Sipas Worldometer, në botë deri tani janë infektuar 31.002.576 persona, kanë vdekur 961.612 njerëz, 22.610.880 janë shëruar.