Numri i të infektuarve me korona virus në botë tejkaloi 71 milionë

TË FUNDIT

Mbi 71 milionë njerëz janë infektuar me koronavirus në mbarë botën, pothuajse 50 milionë janë shëruar, ndërkaq 1,6 milionë kanë vdekur si rezultat i infektimit, tregojnë të dhënat në faqen e internetit “Uorlldmeter”.

Siç është cekur, prej fillimit të pandemisë, 71.329.412 persona janë regjistruar me koronavirus, kanë vdekur 1.599.128 persona, ndërsa 49.473.092 llogariten të shëruar.

Për momentin ka 20.257.192 raste aktive në botë, prej të cilave 106.583, apo 0,5 për qind janë në gjendje serioze apo kritike.

SHBA-ja ende ka numrin më të madh të rasteve të vdekjes dhe të të infektuarve në botë, me mbi 16 milionë raste të regjistruara dhe 302.029 raste të vdekjes.

Në vend të dytë, sipas numrit të të infektuarve është India me 9.826.031, ndërsa në vend të tretë është Brazili me 6.836.227 raste të konfirmuara.

Brazili, ndërkaq është në vend të dytë në botë sipas numrit të rasteve të vdekjes me 180.437, përderisa 142.618 raste të vdekjes janë regjistruar në Indi.

Rusia dhe Franca kanë mbi dy milionë të infektuar, pasojnë Britania e Madhe dhe Italia me mbi 1,8 milion të infektuar dhe Turqia dhe Spanja me mbi 1,7 milion të infektuar.

Argjentina, Kolumbia, Gjermania, Meksika, Polonia dhe Irani gjithashtu kanë mbi një milion raste të konfirmuara me koronavirus.