Numri assesi të bie! Mbi 8,5 milionë njerëz në botë të infektuar me virus korona

TË FUNDIT

Më shumë se 8,5 milionë njerëz në botë janë infektuar me virus korona, prej të cilëve më shumë se 3,2 milionë janë vetëm në SHBA dhe Brazil, tregojnë të dhënat më të fundit të servisit  „Worldmeters“.

Sipas ueb faqes, mbi 4,5 milionë persona tashmë janë shëruar nga virusi korona.

Deri më tani në botë janë infektuar gjithsej 8.585.119 persona, ndërsa kanë humbur jetën 456.439.

Më e keqe është gjendja në SHBA, ku janë infektuar mbi 2,2 milionë qytetarë, ndërsa Brazili afrohet deri në një milion, me 983.359 raste të konfirmuara deri më tani me virus korona.

Këto dy vende, gjithashtu, janë të parët sipas numrit të viktimave. Në SHBA deri më tani ka 120.688 raste të vdekjes dhe 47.869 në Brazil. Mbretëria e Bashkuar ka saktë 42.278 viktima të Kovid-19.

Në Rusi ka më shumë se gjysmë milionë të infektuar, më saktë 561.091, ndërsa viktimat janë 7.660. India dhe Britania e Madhe kanë më shumë se 300.000 të infektuar. Në Spanjë, ka 292.348 të infektuar, ndërsa pastaj vijojnë Peruja, Italia dhe Kili, të cilët kanë mbi 200.000 raste./MIA

Skrinshot i datës 19.06.2020ë ora 10:00