Numri assesi të ulet! 17 raste të reja, dy humbje jetësh nga Covid-19

TË FUNDIT

Në 24 orët e fundit janë testuar 460 qytetarë, ndërsa 17 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Ndërkohë janë shëruar 16 persona, dhe kanë ndërruar jetë dy qytetarë. Në Klinikën për sëmundje infektive ka ndërruar jetë një pacient 89 vjeç i cili ishte hospitalizuar që nga 4 maji, ndërsa pacienti tjetër është një 72 vjeç nga Velesi.

Ministria e Shëndetësisë:

“Në 24 orët e kaluara janë realizuar 460 teste dhe janë konfirmuar 17 raste të reja të Covid-19 edhe atë në: Shkup-3, Kumanovë -2, Prilep-3, Tetovë-6, Veles-2, Manastir-1. Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostifikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 1740, numri i pacientëve të shëruar është 1251, numri i vdekjeve është 97, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 392”.

Por sa po i respektojnë qytetarët masat që ka rekomanduar Qeveria për parandalimin e Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se 23 persona nuk kanë zbatuar masat e rekomanduara.

Ministria e Punëve të Brendshme:

“Sa i përket masës për mbajtjen e maskës mbrojtëse është evidentuar se 23 persona nuk kanë zbatuar këtë masë.Gjitashtu gjatë 24 orëve të kaluara, 81 personave u është dhënë vendimi për izolim, derisa 113 të tjerë kanë nënshkruar vendim për vetizolim.Nga ana e nëpunësve policor janë kryer kontrollet e rregullta ndaj personave që gjenden në izolim dhe vetizolim, pas çka nuk është regjistruar asnjë shkelje e kësaj mase.”

Sa i përket qyteteve me më shumë të infektuar vazhdon të kryeson kryeqyteti i vendit Shkupi, me 134 raste aktive, ndërsa më pas vjen Tetova me 68 raste aktive.