Numrat e frikshëm të Covid 19! Qytetarët tani besojnë më shumë se virusi jeton mes nesh

Must Read

Dhanë shporetin, morën kondicionerë, 4060 aplikime për subvencion për inverterë

https://youtu.be/pJg-4TXQHvU Dhjetëra shporetë u mblodhën në oborrin e shkollës së mesme të...

Qeveria kërkon heqjen e Portës “Maqedonia”, njëjtë pritet të hiqet edhe monumenti për Nënë Terezën dhe anijet në Vardar

https://youtu.be/HI8JrHp5iUU “Kjo është Porta “Maqedonia” në qendër të Shkupit. U ndërtua në...

Ushqehet nga bagëtitë që ka, i vetëm e me kushte të rënda, pa rrymë e pa ujë

https://youtu.be/kHrOl_DFdGw Ky është Grujiq Borçe.Jeton në lagjen Përzhinë të Shkupit. I ka...
- Advertisement -

Dy javët e fundit vazhdimisht kemi mbi 100 të infektuar me koronavirus. Vetëm gjatë ditës së djeshme kishim 186 të infektuar. Thuhet se kjo është vala e dytë e virusit të cilën autoritet shëndetësore prisnin të ndodhte në vjeshtë. Por pas rritjes drastike të të infektuarve, TV21 doli që t’i pyes disa qytetarë se a besojnë tani se ekziston koronavirusi. E disa prej qytetarëve ende shprehin dyshim në ekzistencën e virusit.

“Nuk e di çka të them, ndoshta edhe ka virus, nuk e di. Thonë që po rritet numri më shumë në Çair, Butel por besojmë në Zot, çfarë të jetë e shkruar ajo do të ndodhë,” tha një Qytetare.

- Advertisement -

“As tani as në fillim nuk kam besuar se ekziston virusi. Nuk e di nuk besoj, sepse mendoj se kjo gjë është bërë që shteti të na marrë para nga qytetarët,” tha një Qytetare.

Pjesa më e madhe thonë se kanë besuar në rrezikun e virusit që nga fillimi dhe se numrat e të infektuarve të ri janë shqetësuese. Një qytetar thotë se edhe në shtëpi mban maskë.

- Advertisement -

Qytetar:

-“Sigurisht që po, e gjithë bota ka vendosur theksin në temën e korona virusit dhe besoj se ekziston. Unë bile edhe në shtëpi mbaj maskë.”

- Advertisement -

-“Prej fillimit kam besuar se ekziston virusi dhe mendoj se do të vazhdoje ende sepse kjo gjë është globale dhe duhet të ruhemi.

-Që nga fillimi besoj se ka virus.

-“Virusi ekziston. Prej kur?  Që nga fillimi besoj se ka pasur virus. Po  të mos kishte nuk ishin izoluar e gjithë bota, sigurisht që ka diçka.”

-“Që nga fillimi kam besuar se ka virus dhe që nga fillimi kam mbajtur maskë, dorëza sot nuk kam por i kam mbajtur vazhdimisht. Sepse së pari dua të mbroj vetën e pastaj të tjerët.”

-“Kush jemi ne që të mos e besojmë virusin. Duhet të ruhemi e shikoni se çka ndodhë në Çair. Dëgjojmë televizionet dhe gjendja katastrofë, përse shqiptarët nuk mbushen me mend. Më vjen turp ta them këtë fjalë por ja se çfarë ndodhë.

-“Që nga fillimi kam besuar se ekziston virus. Që kur kishte virus në Kinë nga fundi i nëntorit ishte e ditur se kishte virus. Në fakt ky virus Covid është mutacion  i SARS, ndërsa SARS është paraqitur në Kinë që nga fillimi I vitit  2000 dhe që atëherë kishte epidemi por në Evropë nuk ishte aq i përhapur ndërsa tani në 2020 është pandemi në gjithë botën.

Ndërsa mbrëmë ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se rritja e numrit të ri të të infektuarve është për shkak të testimi masiv që është bërë dhe sipas parashikimeve në periudhën në vijim do të ulet numri i të infektuarve me Covid-19.

- Advertisement -

Dhanë shporetin, morën kondicionerë, 4060 aplikime për subvencion për inverterë

https://youtu.be/pJg-4TXQHvU Dhjetëra shporetë u mblodhën në oborrin e shkollës së mesme të Sarajit. Qytetarët...

Qeveria kërkon heqjen e Portës “Maqedonia”, njëjtë pritet të hiqet edhe monumenti për Nënë Terezën dhe anijet në Vardar

https://youtu.be/HI8JrHp5iUU “Kjo është Porta “Maqedonia” në qendër të Shkupit. U ndërtua në kuadër të projektit “Shkupi 2014”,...

Ushqehet nga bagëtitë që ka, i vetëm e me kushte të rënda, pa rrymë e pa ujë

https://youtu.be/kHrOl_DFdGw Ky është Grujiq Borçe.Jeton në lagjen Përzhinë të Shkupit. I ka shumë qejf kafshët dhe shpezët.E...

Banorët e Butelit kërkojnë poliklinikë, Smilevski: Startojmë vitin e ardhshëm

https://youtu.be/3kiWlhb0ofY Me sirenat dhe bori të veturave në targat e të cilave shkruante poliklinikë, banorët e Butelit...

Katër denarë për një kilogram rrush, vreshtarët të revoltuar, ministri Hoxha qetëson

https://youtu.be/kvM_tDdh0oU Cilësia e dobët e rrushit këtë vit shkaktoi probleme, por edhe përkundër kësaj shteti do të...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -