Numërohen mbi 33 mijë vota të diasporës, prin VV-ja

TË FUNDIT

Nga 33 mijë e 488 vota nga diaspora që janë numëruar deri tani Lëvizja Vetëvendosje po prin me 26 mijë e 79 vota. Lidhja Demokratike e Kosovës vijon e dyta me 2829 vota dhe Partia Demokratike e Kosovës e treta me 2486 vota nga diaspora.

Ndërsa, me 944 vota Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës radhitet e katërta. Ndryshe, Qendra e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.

Pas numërimit të 29 mijë e 490 votave, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 14 mijë e 939 vota./21Media 

TË NGJAJSHME