Numër rekord i të infektuarve me Kovid-19 në Floridë dhe Teksas

TË FUNDIT

Florida dje ka shënuar 12.000 raste të reja me koronavirus, dita  e pestë me radhë ku numri i të infektuarve të rinj tejkalon 10.000.

Deri më tani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si pasojë e Kovid-19 kanë vdekur më shumë se 140.000 persona, transmeton “Zëri i Amerikës”.

Shtetet Florida dhe Teksas, si dhe shtetet e tjera perëndimore dhe jugore, çdo ditë thyejnë rekorde në numrin e pacientëve.

Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se vendi në mënyrë përkatëse po përballet me pandeminë.

“Ekzistojnë vatra më të të vogla dhe më të mëdha në të gjithë vendin. Florda duket se po bëhet vatër, por punët do të jenë nën kontroll”, tha Trampi në intervistën për televizionin “Foks”.

Ai e përsëriti pretendimin e tij se virusi do të zhduket.

“Në fund do të kem të drejtë. Virusi do të zhduket dhe do të kem të drejtë”, tha Trampi.

Sipas Universitetit “Chons Hopkins”, në SHBA të dielën ka pasur 3,7 milionë të infektuar me koronavirus – përafërsisht numër të njëjtë si dhe tre vendet më të prekura pas SHBA-së,  Brazili, India dhe Rusia.