Eurothink – Qendra për Strategji Evropiane sot e publikoi hulumtimin “Shkatërrimi i së ardhmes sonë: forma/modele të krimit të organizuar në prerjen e paligjshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.
“Nga viti 2001 e këtej, shteti është në sulm të ‘mafias pyjore’ aktiviteti kriminal i së cilës është vlerësuar afërsisht 60 milionë euro në nivel vjetor. Por, edhe krahas gjendjes së tillë, edhe korniza ligjore e cila prerjen e paligjshme të drujve e klasifikon si vepër penale, numri i kryesve është i ulët. Në mënyrë shtesë, shqetësues është trendi i përgjysmimit të numrit të procedurave nga viti në vit, që është konfirmuar përmes të dhënave të mara të dorëzuara nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ndërmarrja Publike Pyjet Nacionale, MPB, si dhe edhe prokuroritë themelore kompetente publike në shtet”, njoftojnë në kumtesën e Eurothink.
Hulumtimi, siç theksojnë, detekton dy faktorë kyç të cilët ndikojnë në rritjen e prerjeve të paligjshme: varfëria dhe ekonomizimi i keq.
“Qytetarët më të rrezikuar janë në rrezik shtesë nga përplasja me ligjin dhe konfiskimin e drunjve të blerë nga vjedhësit e drunjve, për çmim relativisht më të ulët. Nga ana tjetër, sfida me ekonomizim me pyjet është rezultat i disa faktorëve si mungesë e resurseve njerëzore dhe pajisje adekuate të rojeve të pyjeve, mbyllje e ingerencave institucionale dhe mbikëqyrje joadekuate”, theksohet në kumtesë.
Raporti, shtojnë nga Eurothink, bazohet në hulumtim të literaturës ekzistuese, analizë e kornizës ligjore, përpunim i të dhënave të mara përmes qasjes së lirë në informacione me karakter publik nga institucionet kompetente dhe 29 intervista gjysmë të strukturuara me disa kategori të të anketuarve. Hulumtimi është përgatitur me mbështetje të Fondit për rezistencë të Iniciativës globale për luftë kundër krimit të organizuar transnacional.
