Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski edhe sot ka përsëritur qëndrimin e tij, se diaspora sipas tij nuk mund të regjistrohet.
Ai është kundër asaj, që një qytetarë i cili për 12 muaj ka qëndruar në vend tjetër, dhe që ka hequr dorë nga vendbanimi në Maqedoninë e Veriut, të hyjë në përqindjen e popullsisë rezidente.
“As nuk reteroj, as nuk kam qëllim të reteroj. Nga dita e parë, përfshirë ditën e sotme, kur e jap përgjigjen në këtë pyetje, qëndrimi im është: Diaspora evidentohet dhe nuk mund të jetë pjesë e regjistrimit. Pse? Ja do të ju përgjigjem pse? Për shkak se, kur e lexoni ligjin, neni 8, paragrafi 2 tregon qartë se cila pjesë e qytetarëve në momentin e realizimit të regjistrimit, nuk gjenden në Maqedoni, por janë jashtë. Gjegjësisht, me leje qëndrim të përkohshëm. Kurse, leje qëndrim të përkohshëm nënkupton se ata persona nuk kanë hequr dorë nga vendbanimi këtu, kurse në paragrafin tjetër është caktuar se leje qëndrim nënkupton se ata persona gjenden atje për shkak të studimeve, biznesit, shëndetit. Të gjithë personat që kanë më shumë se 12 muaj vendbanim të çlajmëruar nga Maqedonia, nuk munde që bashkërisht me mua hynë në numrin e përgjithshëm të popullsisë rezidente. Dhe, unë dhe VMRO-DPMNE-ja ato numra nuk do t’i pranojmë”, tha Mickoski, transmeton TV21.
Ai thotë, se nuk do të lejojë që BPV-ja që mbledhet nga tatimi i tij që paguhet ndaj shtetit, të ndahet me qytetarët të cilët mbushin BPV-në e shteteve tjera.
