-Nuk mendoj se do të ketë nevojë, kështu tha mes tjerash presidenti amerikan Donald Trump, i pyetur nëse do të urdhëronte operacion për kapjen e presidentit rus Vladimir Putin, ngjashëm me operacionin në Venezuelë, ku u kap Nicolas Maduro, përcjell TV21. Trump tha se beson se do të arrijnë marrëveshje me Rusinë në lidhje me Ukrainën.
“Nuk mendoj se do të ketë nevojë. Gjithmonë kam pasur marrëdhënie të shkëlqyeshme me të. Jam shumë i zhgënjyer. Ndaloha 8 luftëra, menova se kjo do të ishte më e lehta në pako, ose ndoshta një nga më të lehtat. Nuk e di nëse e dini, muajin e kaluar, humbën 31 mijë persona, dhe shumë prej tyre ushtarë rusë. Ekonomia ruse nuk po funksionon mirë. Mendoj se do të përfundojë duke u marrë vesh”, theksoi Trump./tv21.tv
