Nuk lëvizin nga qëndrimet/ LSDM kërkon ndryshime kushtetuese, VMRO-DPMNE nuk do t’i përkrahë 

TË FUNDIT

Një ditë pas takimit të kryeministrit Dimitar Kovaçevski me partnerët e koalicionit, nga LSDM e përsëritën qëndrimin se e ardhmja e Maqedonisë është në rrugën europiane, andaj partitë, sidomos opozitarja VMRO-DPMNE duhet t’i përkrahë ndryshimet kushtetuese. Darko Kaevski nga LSDM i cili praktikisht i përsëriti qëndrimet e kryeministrit Kovaçevski, edhe një herë tha se përkrahja e SHBA-ve duhet të shfrytëzohet dhe se Maqedonia nuk ka kohë për të humbur, andaj deputetët duhet t’i përkrahin ndryshimet kushtetuese.

 

“Është koha për votë për Europë në Kuvendin e Maqedonisë për vazhdimin e rrugës europiane, andaj nuk kemi kohë për të humbur për shkak se nuk e dimë nëse dhe kur do të kemi përsëri shans të tillë përsëri. Assesi nuk guxojmë të lejojmë ngadalësim ose ngecje në rrugën drejt BE-së. Nëse lëshohet ky moment politik dhe kjo përkrahje e Europës dhe SHBA-ve, rrezikojmë që të kthehemi prapa, të mbetemi vetë, jashtë proceseve, derisa vendet e tjera të rajonit përparojnë drejt BE-së.”- eklaroi Darko Kaevski, LSDM.

 

Qëndrimin nuk po e ndryshon as VMRO-DPMNE, thonë se ndryshime kushtetuese nuk do të ketë.

 

“Kur LSDM dhe BDI e kishin përkrahjen e shumë institucioneve, nga prokuroritë e tyre, gjykatat e tyre, atë e bënë me një qëllim, që ta robërojë popullin maqedonas, të nisen kundër VMRO-DPMNE-së, kundër kryesisë së VMRO-DPMNE-së dhe në fund të ndryshohet emri, të ndryshohet rendi kushtetues në Republikën e Maqedonisë. Tani vazhdojnë më tutje, vazhdojnë me ndryshime kushtetuese, që kjo çështje të mbetet aktuale, por nuk do të arrijnë.”- tha Vllado Misajllovski, VMRO-DPMNE.

 

 

Dje kryeministri KovaçevsDje kryeministri Kovaçevski drejtpërsëdrejt e thirri VMRO-DPMNE-në që t’i bashkëngjitet bllokut europian dhe i përcolli mesazhet e përfaqësuesve të lartë amerikanë Blinken dhe Eskobar se duhet të plotësohen detyrat që Maqedonia të bëhet pjesë e BE-së. ki drejtpërsëdrejt e thirri VMRO-DPMNE-në që t’i bashkëngjitet bllokut europian dhe i përcolli mesazhet e përfaqësuesve të lartë amerikanë Blinken dhe Eskobar se duhet të plotësohen detyrat që Maqedonia të bëhet pjesë e BE-së.