Nuk kanë marrë paga. Asistentët e mjekësisë në UT bojkotojnë ligjërimin

TË FUNDIT

Asistentët e fakultetit të mjekësisë pranë UT përmes një konference për media deklaruan se do të bojkotojnë mësimdhënien për shkak të mos marrje së pagave në bazë të kontratës. Asistentët thonë ata nuk kanë marr paga nga viti 2022/2023, ndërsa sipas tyre mosmbajtja e mësimit rrezikon që studentët të humbin semestrin.


“Ne asistentët e angazhuar me kontratë në vepër në fakultetin e shkencave mjekësore të UT-së, bojkotojmë mësimin praktik në këto fakultete, që nga fillimi i këtij viti akademik. Arsyeja e këtij bojkoti është mos realizimi i pagesave sipas kontratës për vitin 2022-2023 nga an e këtij institucioni. Në momentin që do të realizohet pagesa e semestrave paraprak ne menjëherë do të realizojmë mësimin praktik dhe do të kompensojmë orët e humbura në të kundërtën do të vazhdojmë të bojkotojmë edhe ky semestër rrezikon të shpallet i pa vlefshëm për ato”, u shpreh Visar Xhaferi, asistent në UT.


Por rektori UT –së Jusuf Zejndeli thotë se ai nga ardhja e tij është angazhuar që ky problem të zgjidhet dhe pret që shumë shpejtë UT të mos i ketë borxh akujt.


“Nga dita e parë e marrjes së mandatit një nga angazhimet e mija ka qenë krijimi i stabilitetit të mjeteve financiare në universitet dhe kjo u arrit përmes themelimit të sindikatës, ku dhe ata patën edhe protesta edhe pagat e profesorëve tani janë rritë 22 % dhe gradualisht kjo krijon një gjendje më të mirë që nënkupton se ka filluar edhe realizohen edhe pagesat për profesorët por tashmë dhe shumë shpejtë edhe kjo pjesë do të mbulohet dhe më nuk do ti mbetet institucioni borxh askujt”, tha Jusuf Zejmdeli, rector i UT-së.


Asistentët thonë se pagesat e tyre behën vetëm për dy muaj, ndërsa UT edhe më shumë zhytet në borxhe. Ata disa herë kanë kërkuar zgjidhje, por problemi vetëm është thelluar më tepër.