Ende pa filluar koordinimi i sotëm me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi i njëjti përfundoi. VMRO-DPMNE dëshiron të shqyrtojë disa pikë nga Rregullorja, ndërsa koalicioni Aleanca për shqiptarët-Alternativa kërkon që të shoh propozim ligjin për shtetësi, nëse pushteti ka diçka të tillë. Por Xhaferi thotë se nuk mund të ndryshojë procedurën, të gjithë pikët janë me rëndësi të njëjtë.
“Nga VMRO-DPMNE kanë kërkuar që në seancë të veçantë të bisedohet për ligjin për përkrahje të personave fizik që merren me veprimtari të pavarur, për propozim ligjin për ndihmë financiare për punëdhënësit për të paguar rrogë dhe për propozim ligjin për të ardhura personale si dhe për ligjet që dalin nga masat e pakos së pestë”, deklaroi Skender Rexhepi – Zejdi, koordinator i ASH-AAA-së.
“Sot u bë e qartë se kush po e bllokon Kuvendin. Sot u bë e qartë se kush nuk kujdeset për shëndetin e qytetarëve, kush merret me politizim dhe abuzim të krizës shëndetësore”, tha Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE-ja.
Nga LSDM apelojnë deri te deputetët e opozitës që të ngritën mbi interesat partiake dhe të veprojnë në interes të qytetarëve, sepse sipas tyre po bllokojnë procese të rëndësishme ndër të cilët edhe realizimi i masave të pakos së pestë. E akuzojnë opozitën për marrëveshje për ta bllokuar Kuvendin.
“Rregullorja ka mekanizma me të cilat mund të debllokohet Kuvendi, që mund t’i shfrytëzojë kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sipas rregullores”, tha Kostadin Kostadinov.
Gjendja krize në Kuvend zgjat një periudhë të gjatë, e pyetëm kryetarin e Kuvendit se çfarë mekanizma do të ndërmarrë për zhbllokim.
“Komisioni është nën kompetencë të Kryetarit të komisionit që në afat caktuar siç parashihet me Rregullore, cilido instrument që ta zbatoj, nëse është qëllimi që të bllokohet, atëherë është e kotë që të kthej pamje nga e kaluara. Nuk kam për qëllim të kthej një pamje të tillë, edhe pse si instrument qëndron, megjithatë kjo nuk është zgjidhje”, sqaroi kryeparlamentari Talat Xhaferi.
Xhaferi u ankua se disa prej deputetëve të opozitës po abuzojnë me gjendjen Kovid krizës. Dy nga pushteti për momentin janë në izolim.
Disa deputetë të tjerë vijnë në punë, nënshkruhen dhe largohen ndërsa marrin rrogë nga qytetarët dhe shpenzime rrugore. Pikërisht kjo është arsyeja se pse e ka anuluar seancën e nesërme.
