Nuk kalon propozimi i tij, Xhaferi lëshon mbledhjen i zhgënjyer

TË FUNDIT

Mbledhja e Këshillit Qendror të BDI-së ka filluar sot në Tetovë, ku kanë filluar të shprehen pakënaqësitë brenda partiake.

Talat Xhaferi nuk është pajtuar me propozimin e kreut integrist Ali Ahmeti, i cili propozoi Blerimi Bexhetin si Sekretar Organizativ, Izet Mexhiti, Arbër Ademi dhe Arbana Pasholli për Nënkryetarë.


Xhaferi tha se dega e Gostivarit nuk pajtohet me propozimin dhe propozoi që të ketë edhe dega e Gostivarit nënkryetar. E me propozimin e tij nuk u pajtua Musa Xhaferi.

Talat Xhaferi në shenjë pakënaqësie lëshoi i pari mbledhjen duke dalë jashtë sallës ku po mbahej mbledhja.

Kujtojmë që mbledhje e BDI-së vjen pas letrës së hapur të disa zyrtarëve të kësaj partie që kishin shprehur pakënaqësi nga puna e ministrave të BDI-së në ekzekutiv por edhe për shkak të mosfunksionimit të trupave partiake.