Nuk ka raste të reja me ethe të Nilit Perëndimor! MSH: Tre pacientë janë nën dyshim, priten rezultatet laboratorike

TË FUNDIT

Nuk ka raste të reja të konfirmuara laboratorike me ethet e Nilit Perëndimor, njofton Ministria e Shëndetësisë. Sipas njoftimit, në Klinikën Infektive janë pranuar tre pacientë te të cilët ekziston dyshimi për këtë sëmundje dhe për ta priten rezultatet nga analizat laboratorike. Ministria e Shëndetësisë, në koordinim me Institutin e Shëndetit Publik dhe institucionet shëndetësore, thotë se po vazhdon mbikëqyrjen e forcuar epidemiologjike dhe se opinioni do të informohet në kohë për çdo zhvillim të ri.