Nuk ka paga në “Fakom”, 550 të punësuar hidhen në grevë!

TË FUNDIT

550 të punësuar në Fakom prodhim dhe Fakom montazh, u hodhën në grevë për shkak se nuk i kanë marrë pagat për janarin dhe shkurtin, K-15 për vitin 2024 dhe tre paga të trembëdhjeta radhazi. Të punësuarit nuk e dinë pse kompania punon në mënyrë jorentabile, kur ka pasur porosi dhe marrëveshje të nënshkruara për tre vitet e ardhshme. Sipas informacioneve, FAKOM vitin e kaluar ka pasur humbje prej 200 milionë denarëve. Përndryshe FAKOM është prodhuesi më i njohur dhe më i madh në Maqedoni i konstruksioneve të çelikut. Greva do të zgjasë deri sa nuk paguhen borxhet.

“Mund të them se ne në periudhën e kaluar çdo ditë shihemi me menaxhmentin dhe pronarin e kompanisë. Përfaqësuesit tanë ishin…Momentalisht pronari është në godinën administrative. Nga ana tjetër na u tha se për shkak të arsyeve të panjohura për të kompania në periudhën e kaluar ka punuar financiarisht në mënyrë jolikuide. Bëhet fjalë për, nga vlerësimi i lirë, për dikur deri në 20 milionë euro borxh ndaj komitentëve dhe furnizuesve”, deklaroi Igor Gerasov nga Sindikata e Industrisë, Energjetikës dhe Minierave.

“Ky nuk është rasti i parë, me shumë gjasa nuk do të jetë as i fundit, ajo që më brengos është të gjithë këtu që i shihni sot dëshirojnë të punojnë dhe fitojnë, megjithatë sipas informacioneve tona, me shumë gjasa struktura të caktuara që shkatërruan një kompani të madhe ndërtimore, dëshirojnë ta shkatërrojnë edhe këtë. Kjo brengos shumë dhe mendoj se institucionet e sistemit duhet të kujdesen që të mos ndodh ajo që ndodhi me kompaninë e madhe ndërtimore”, thotë Sllobodan Trendafillov, kryerar i LSM-së./TV21