Nuk ka drejtësi nuk ka paqe për Dushko Ilievskin! “Pa asnjëfarë dokumenti jam ekstraduar

TË FUNDIT

Dushko Ilievski i njohur në opinion si Dushko i qumështores pohon se është nën presion të vazhdueshëm që kur është ekstraduar nga Gjermania, ku ka fituar azil, dhe është sjellë në vendin tonë që në tetor të vitit 2020. Ilievski është dënuar në mungesë me 1.5 vjet burg për sulm të personit fizik në protestat kundër amnistive të ish presidentit Gjorgje Ivanov. Edhe pse në protesta ka pasur shumë njerëz, vetëm ai dhe një person tjetër janë dënuar. Ilievski është dënuar edhe për një vepër tjetër për protestat para komunës së Manastirit kundër kryetarit të atëhershëm Vlladimir Taleskit.

“Unë jam sjellë në Republikën e Maqedonisë me garanci nga Ministria e drejtësisë se nuk kam qenë aktiv në politikë, se nuk ka rrezik politik në shtet dhe se Gruevski nuk ka qenë në vend. Isha i kërkuar edhe për 6 muaj ndërsa më vendosën edhe një vepër me dënim prej 7 muajve për në Manastir, njëjtë për sulm të personit zyrtar. Më kanë sjellë pa pasaportë, pa asnjë dokument për ekstradim. Që një vit i kërkoj dokumentet se si jam ekstraduar dhe nuk mi kanë dhënë, si të kërkoj unë nesër drejtësi në këtë shtet”, tha Dushko Ilievski.

Ilievski thotë se në asnjërin rast nuk ka sulmuar nëpunës policor, gjë për të cilën akuzohet. Kërkon që të largohet në Gjermani por nuk e lëshojnë për shkak të rastit me protestat në Manastir i cili vazhdimisht prolongohet.

Ilievski pohon se pas kësaj ka prapavijë politike edhe përkundër asaj që LSDM e ka përdorur në spote parazgjedhore. Jam i përndjekur, një herë nga një pushtet, tani edhe nga tjetri, pohon ai.

“Unë mendoj se është politike. Unë jam ekstraduar, vëllai im është përzënë nga TEC Manastir, që do të thotë se na shkatërruan. Kam qenë në protesta. Po, kam qenë në protesta. Lidhja social demokrate organizonte “Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe” për Gjorgje Ivanovin i cili amnistonte kriminelë dhe andaj luftonim për atë drejtësi”, shtoi Ilievski.

Ilievski gjatë kohës së pushtetit paraprak, në kohën e VMRO-DPMNE-së, ishte i akuzuar dhe arrestuar se së bashku me vëllain dhe baban e tij se kanë kultuivar marihuanë në tokat e tyre. Thotë se pushteti i atëhershëm në krye me Gruevskin ka kryer presione ndaj tij për shkak të kritikave të tija për aferën me Swedmilk.