Ky është projekti Alumina që është paraparë të ndërtohet në Karposh të Shkupit.
Por i njëjti u bë mollë sherri mes në këshillin e komunës, pasi këshilltarët e VMRO-DPMNE-së kanë vërejtje dhe e kundërshtojnë.
Kryetari i Karposhit, Stevço Jakimovski, thotë se pa marrë parasysh kush ka qenë në përbërjen e këshillit në komunë, projekti Alumina ka pasur përkrahje në kontinuitet, ndërsa kjo që po ndodh tani është politikë e pastër. Sipas tij fakti që është politikë e pastër është se miratimet e mëparshme i kanë dhënë ministrat e VMRO-DPMNE-së dhe tani janë kundërshtarët më të zëshëm.
Në brifing me gazetarët Jakomovski foli për beneficionet që sjell ky projekt, ku tha se rrugët do të jenë nën tokë, ndërsa mbi tokë do të ketë gjelbërim, shëtitore e hapësirë për rekreacion.
“Pa marrë parasysh a është në pushtet VMRO-DPMNE apo LSDM, a jemi në qeveri me VMRO-në osë LSDM-në projekti Alumina gjithnjë ka pasur përkrahje dhe ka përkrahje edhe nga unë si kryetar sepse vlerësoj se ky projekt jo vetëm që është i bukur në pamje dhe jo vetëm që bëjmë një strategji të mirë duke larguar fabrikën nga pjesa urbane e Karposhit. Me zgjidhjen e re për 1.000 parking vended he paking publik, ne zgjidhim gjithë problemin në rrugën Prashka, zgjidhim problemin me Nastelin, nga ana tjetër problemin me City Plaza, shohim se ka shumë makina të parkuara në rrugën kryesore dhe njerëzit kanë probleme, pra zgjidhim në tërësi problemin me parkim me këtë parking publik që ndodhet posht”- Stevço Jakomovski – Kryetar I Karposhit,
Nga opozitarja VMRO-DPMNE shprehen kundër, duke shtuar se kundër janë edhe qytetarët, ndërsa pretendojnë që projekti ka një prapavijë biznesi në interes të Pucko Petrol.
“Qytetarët thonë jo për këtë lloj PDU, ekspertët thonë jo, opinioni thotë jo, po thotë vetëm kryetari i Karposhit dhe koalicioni biznesor BDI-LDS. Për interesat e kujt po punon ky ekip? Për interes të qytetarëve, padyshim jo, por vetëm për interesa të rënda biznesi të dikujt.”- thanë nga VMRO-DPMNE.
Kryetari i Karposhit po ashtu sqaroi se në të gjitha planet e mëparshme për këtë lokacion ishin paraparë objekte me lartësi prej 105 metrash. Ndërsa tha se plani i fundit që ka, sërish është një lartësi prej 105 metrash ku parashikohet të ndërtohen dy pallate shumëkatëshe me 35 kate. Në fakt, sipas tij, ky është propozimi i zotit Stefan Bogoev, të cilin e ka trashëguar si projekt.
