“Nuk duhet ta pyesim askënd”, Plenkoviq i përgjigjet reagimeve të Vuçiqit për aleancën ushtarake Kosovë-Kroaci-Shqipëri

TË FUNDIT

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Pllenkoviq  para samitit të BE-së në Bruksel ka komentuar deklaratat e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, pas marrëveshjes për bashkëpunim ushtarak mes Kosovës, Serbisë dhe Kroacisë, shkruan TV21. Pllenkoviq tha se marrë parasysh protestat disamujore kundër Qeverisë në Serbi, pas vdekjes së 15 njerëzve nga shembja e një strehe prej betoni në stacionin hekurudhor në Novi Sad, Vuçiq po kërkon problemin jashtë shtetit, por që nuk ka asnjë problem në këtë marrëveshje mes tre shteteve.

Gazetari: Aleksandar Vuçiq dje ka thënë se memorandumi mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë është prishje e marrëveshjeve ndërajonale dhe se është i bindur që NATO nuk është njoftuar, thotë se ka biseduar me Rutte. Cili është komenti juaj?

“Mirë, unë shpresoj që dikush do të harxhojë 5 minuta dhe ta lexojë atë tekst. Janë marrëveshje të zakonshme në nivel të ministrave kur bëhet bashkëpunim. Mendoj se ne marrë parasysh bashkëpunimin bilateral edhe me Shqipërinë edhe me Kosovën, kemi qenë në pozicion që ta bëjmë një dokument të tillë, që ju ndihmon përpjekjeve të tyre në reforma dhe shkëmbim të përvojave dhe bashkëpunimit të përbashkët. Nuk ka karakter armiqësor. Unë e kuptoj që tani po kërkohen probleme diku tjetër, por në këtë tekst nuk janë. Kroacia dhe këta dy shtete këtë e kanë miratuar në themelet e vendimeve të tyre dhe vlerësimeve të tyre dhe për këtë nuk duhet ta pyesin askënd. As Serbinë, por as NATO-n”, tha mes tjerash Plenkoviq.

Vuçiq tha të mërkurën se Shqipëria dhe Kroacia e kanë hapur “një garë armësh” duke nënshkruar memorandum për bashkëpunim në mbrojtje me Kosovën.

Lideri serb tha se memorandumi përbën shkelje të të ashtuquajturës marrëveshje nënrajonale për kontrollin e armatimit nga viti 1996 dhe se është “pothuajse i sigurt” që për këtë nuk është njoftuar NATO-ja.

Pllenkoviq nguli këmbë se ky memorandum ndihmon përpjekjet e Kosovës dhe Shqipërisë në reformat e tyre dhe në shkëmbimin e përvojave./tv21.tv