Ka mjek që për gjithë vitin ka kryer vetëm 5 deri në 10 kontrolle, por rrogën e marrin të plotë, e nga ana tjetër pacientët presin gjatë kohë për termin për kontroll, tha ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti. Sipas tij, gjendja ka filluar që të përmirësohet, por premtoi se së shpejti do të del me shifra të sakta edhe me përqindje se sa është zvogëluar pritja.
“Gjatë vitit ka mjek që bën 5 kontrolle ose 10 kontrolle për 1 vit. Ne e dimë se ka klinika kanë 30-50 mjek, respekt për ata që punojnë, por ka edhe gjysma e atyre që nuk punojnë vetëm vijnë dhe e marrin rrogën. Tash e tutje nuk do të jetë ashtu. Ne prej ministrisë së Shëndetësisë edhe këto masa i kemi ndërmarrë dhe do të ndiqet gjithkush në “Termini im” nëse nuk e mbush kuotën e kontrollove për atë vite normalisht do të sanksionohet në mënyrë financiare”, tha Fatmir Mexhiti. Minister i Shëndetësisë.
Ndërkaq, Mexhiti pohoi se ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Klinikës për kardiokirurgji Sashko Jovev. Nuk dha shumë arsyetime për shkarkimin e Jovev, por vetëm theksoi se ka pasur parregullsi në punën e tij.
“Nuk do të ketë më drejtor që rrinë dhe flenë nga 5, 10 vite dhe nuk kanë asnjë rezultat. Për këtë shëndetësia është në këtë gjendje të amortizuar dhe unë gjithmonë kur do të ketë parregullsi në punë dhe në gjithçka tjetër unë kështu do të veproj. Ky është vetëm fillimi dhe do të shihni më tutje”, shtoi Mexhiti.
Jovev në opinion njihet si kardiokirurgu që udhëhoqi ekipin e mjekëve që bënë transplantimin e parë të zemrës në vend. Mexhiti pret që nga 1 janari 2024 të mos ketë më funksion drejtor i ndonjë klinike, por vetëm udhëheqës sepse siç shpjegoi rrogat e drejtorëve dhe implikimet financiare janë shumë të mëdha. Sa kaq posti drejtor organizativ nuk do të ekzistojnë më.
