“Nuk do të ketë 2/3, pas zgjedhjeve reformohet Maqedonia” – Mickoski hedh poshtë mundësinë për miratimin e ndryshimeve kushtetuese

TË FUNDIT

“Nuk do të ketë 2/3” dhe nëse pas zgjedhjeve do të ketë situatë të njëjtë me Bullgarinë, “do ta reformojmë Maqedoninë”, është shprehur lideri i opozitës maqedonase – VMRO-DPMNE – Hristijan Mickoski në Click Plus në TV21.

Më tej tha:

“Dhe ne nuk do të lëvizim nga qëndrimet tona asnjë milimetër. Nuk kërkojmë diçka që nuk na takon, që nuk është vlerë e europiane dhe të respektohen të drejtat tona. Unë nuk kërkoj diçka – ja për shembull teproj me kërkesa”, tha Mickoski.