Nuhiu: Regjistrimi i diasporës vazhdon

TË FUNDIT

Nesër (05 shtator 2021) në Maqedoninë e Veriut fillon regjistrimi i popullsisë. Zëvendësministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të regjistrohen, duke shtuar se gjatë kësaj periudhe do të vazhdojë edhe regjistrimi i diasporës.

 “Regjistrimi i popullsisë do të fillojë më 5 shtator alternativë tjetër nuk ka. Gjatë kësaj periudhe do të vazhdojë edhe regjistrimi i diasporës. Për herë të parë diaspora jonë po regjistrohet edhe nëpërmjet opsionit elektronik. Regjistrimi i diasporës vazhdon. Ju bëj thirrje të gjithve, atyre që nuk u regjistruan deri më tani të regjistrohen gjatë kësaj periudhe. Të gjithë qytetarët e shtetit tonë do të regjistrohen, do të numërohen dhe do të jenë pjesë e numrit të përgjithshëm të popullsisë të shtetit tonë, përfshirë edhe diasporën tonë”, tha Nuhiu, transmeton TV21.

Kujtojmë që regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut është procesi më i rëndësishëm statistikor pasi që realizohet pas 20 vitesh.