Arben Nuhiu në Click21 tha se barazimi në ndeshjen mes Shkupit dhe Dinamos në Zagreb nuk ishte aspak befasi. Nuhiu thotë se ekipet e kanë kuptuar se FC Shkupi nuk është i lehtë pët t’u mundur.
“Sa e pashë ndeshjen në Zagreb, nuk ishte surprizë pasi Shkupi bëri golat shumë mirë, Shkupi bëri gola të mirë, ishin gola të pritur, nuk ishte ndonjë kiks i portierit apo i mbrojtjes që Shkupi dha gola, në disa raste kishte Shkupi lojë, mbante topin. Nuk ishte Dinamo ajo që jemi mësuar ta shohim”, tha mes tjerash Nuhiu.
