Normalizohet komunikacioni ajror në Zvicër

TË FUNDIT

Hapësira ajrore zvicerane përsëri është hapur për komunikacion, njoftoi Shërbimi për kontroll të fluturimit “Skajgajd”.

Sipas informacioneve nga “Skajgajd”, janë tejkaluar problemet teknike dhe prej orës 8:30 sipas kohës lokale përsëri është normalizuar komunikacioni ajror në qiellin mbi Zvicrën. Janë rinovuar fluturimet nga dhe drejt aeroporteve në Cyrih dhe Gjenevë.

Paraprakisht ishte bërë e ditur se për shkak të problemeve teknike dhe defektit në pajisjet kompjuterike mbyllet për komunikacion ajror hapësira që është nën kontroll të Shërbimit zviceran për Kontroll të Fluturimit. Aeroplanët drejt Zvicrës ishin riorientuar drejt aeroporteve alternative në Italinë veriore.

Nuk janë bërë të ditura hollësi rreth problemit teknik për shkak të të cilit kishte ndërprerje të komunikacionit ajror në qiellin zviceran.